Telegrafi

Cineplexx, sot shfaq filmin “The Meg” me Jason Stathamin

Data 23 gusht (sot) do t’i përkushtohet filmit më të ri triller, për peshkaqenin Megalodon.

Këtë të enjte, filmi “The Meg” me aktorët si Jason Statham, Ruby Rose, Bingbing Li etj., do të jetë njëri prej filmave premierë në Cineplexx.

Kinemaja Austriake në Prishtinë ka përgaditur event special për premierën e këtij filmi, me plot aktivitete.

Nga regjisori Jon Turteltaub, The Meg, i cili ka filluar të shfaqet nëpër disa vende të botës, po thyen rekorde shikueshmërie. The Meg tashmë ka grumbulluar 300 milionë dollarë globalisht.

Ngjarja e filmit zhvillohet me Jonas Taylor, i cili pasi i shpëtoi një sulmi nga një peshkaqen 21 metra të gjatë, duhet të përballet me frikën e tij për të shpëtuar të tjerët.

Filmi do të shfaqet në teknologjinë 2D dhe 3D. Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni KËTU. Përveç premierës, do të ketë edhe shpërblime nga Patos Kosova dhe Bo Cafe & Kitchen.

Gjithashtu, të gjithë që posedojnë numër të Z-Mobile, mund të përfitojnë nga oferta 1+1. Për më tepër rreth ofertës me Z-Mobile klikoni KËTU.