Telegrafi

Cineplexx sjellë “Guardians of the Galaxy 2” dy ditë para premierës botërore! (Video)

Me 3 maj në Cineplexx, do të kemi mundësinë të shohim pjesën e dytë të filmit të shumëpritur nga MARVEL, “Guardians of the Galaxy 2”.

Çfarë e karakterizon këtë ngjarje, është që në Cineplexx, ne mund ta shohim këtë film 2 ditë para se të shfaqet në kinematë botërore!

Me aktor të mrekullueshëm si: Chris Pratt, Zoe Saldana, Dave Bautista, Bradley Cooper dhe Vin Diesel, “Guardians of the Galaxy” po cilësohet si film i cili bashkon aksionin, fantazinë dhe komedinë si asnjë film tjetër.

Ndërsa për të gjithë të pranishmit në këtë pre-premierë, Cineplexx premton shumë aktivitete dhe surpriza!

Cineplexx ka hedhur në shitje biletat dhe ato mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30. Oraret e filmit i gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/