Telegrafi

Cineplexx sjell filmin e parë të sinkronizuar në gjuhën shqipe “Maya The Bee” me shumë aktivitete dhe shpërblime për fëmijë!

Cineplexx sjellë filmin e parë të sinkronizuar në gjuhën Shqipe “Maya The Bee” me shumë aktivitete dhe shpërblime për fëmijë!

Kinemaja austriake në Prishtinë, Cineplexx do të organizojë eventin “Dita e Familjes” me 3 mars, ku përveç shfaqjes së filmit të parë të sinkronizuar në gjuhën Shqipe Maya theBee 2, do të ketë edhe shpërblime, aktivitete dhe surpriza të ndryshme.

Storja e filmit zhvillohet me bletën simpatike Maya, kur ajo vë në siklet perandoreshën e Buzztropolës pa dashje, ajo detyrohet të bashkohet me një grup insektesh dhe të konkurrojë në "Honey Games" për një shans për të shpëtuar kosheren e saj.

Për këtë ngjarje, Cineplexx në bashkëpunim babycenter do të dhurojnë 5 kupona në vlerë 40Eur për 5 fëmijë fatlum.

Gjithashtu, fëmijët do të kenë mundësi të argëtohen duke bërë vizatime në fytyrë si dhe të zbaviten me ballonat e ndryshëm nga “Balloon Artist”.

Eventi do të fillojë nga ora 12:00, dhe do të mbarojë në orën 16:00.

Për më tepër rreth eventit, klikoni KËTU