Telegrafi

Cineplexx shpërblen gratë me lule dhe çokolata për 8 Mars

Përveç 14 filmave që do të shfaqen sot në Cineplexx, do të ketë edhe surpriza tjera. Kinemaja që para disa dite ka shënuar 100,000 vizitorë, do të bëjë diçka të veçante për të gjitha gratë.

Sot prej orës 19:00 deri në ora 21:30 Cineplexx do të dhurojë lule dhe çokollata FALAS për çdo grua.

Gjithashtu, vlen të përmendet që për çdo blerje me kartelë të Raiffeisen Bank në Cineplexx, ju do të merrni një biletë falas. Oferta është valide për të gjithë, çdo të Mërkurë!

Listën dhe orarin e filmave mund t’i shihni ne webfaqen: www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-ne-kinema.