Zinxhiri i kinemasë rajonale, Cineplexx, dje me ofertën „Crazy Day“ priti më shumë se 60.000 njerëz. Mijëra vizitorë shijuan filmat më të famshëm të verës me teknologjinë më të avancuar të kinemasë, me një çmim të reduktuar të biletave, në salla me klimë, kokoshka dhe shumë komoditete të tjera.
Kinematë „Cineplexx“ paraqesin një kombinim të kinemasë tradicionale, fillimet e të cilave datojnë nga viti 1967 me kinema moderne, në teknologji RealD 3D dhe laser, zërim të cilësisë së lartë dhe ulëse të rehatshme. Këta përbërës janë duke e bërë atë një vend të preferuar për të gjithë adhuruesit e filmit.
Këto kinema, në Slloveni, Serbi, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë dje hapën dyert vizitorëve me një çmim të reduktuar të biletave për të gjithë vizitorët atë ditë. Cineplexx siguroi që të gjithë mysafirët të gëzojnë një eksperiencë unike, të shoqëruara me një çmim super të mirë dhe filmat më tërheqës të verës për shijen e secilit si; “Despicable-Me 3 “, “Spider-Man: Homecoming”, “All Eyez On Me”, “Transformers: The Knight Last”, “Wonder Woman”, “Rough Night” etj.
Duke investuar vazhdimisht në rritjen e kënaqësisë së klientëve të saj, Cineplexx është bërë një nga vendet më të rëndësishme në rajon për të shijuar përvojën e duhur të filmit si dhe një vend argëtues dhe relaksues për të gjithë anëtarët e familjes.
Cineplexx: Lider në Evropën Juglindore
Që nga fillimi i zgjerimit të vet në 2009, Cineplexx ka forcuar vazhdimisht pozicionin në Evropën Juglindore. Kinemaja e parë Cineplexx u hap në vitin 2011, në Kroaci. Në të njëjtin vit, filloi zgjerimi në Serbi. Sot, Cineplexx ka kinemanë e vet në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Slloveni. Duke hapur kinema në Selanik në vitin 2015, kompania Cineplexx hyri edhe në tregun grek për herë të parë.
“Kompania jonë është pozicionuar shumë mirë në këtë rajon, duke na bërë liderë në treg në shumë vende. Kinematë tona janë shumë të njohura në Evropën Juglindore. Gjithashtu, një numër i madh i qendrave tregtare shohin kinematë si element të domosdoshëm për argëtim”, tha Christof Papousek, partner menaxhues i Cineplexx International në hapjen e kinemasë në Nish dhe Prishtinë. Sot, Cineplexx është një nga zinxhirët më të mëdhenj të kinemasë në Ballkanin Perëndimor me gjithsej njëzet kinema në nëntë vende të Evropës Juglindore.
Zinxhiri „Cineplexx“ ka 42 kinema multipleks dhe 6 kinema tradicionale në Austri, Serbi, Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Shqipëri, Greqi, Itali dhe Kosovë, me një total prej 316 salla kinemaje dhe me rreth 1.350 punonjës. Kinematë Cineplexx çdo vit vizitohen nga më shumë se 12 milionë shikues.