Kinemaja austriake në Prishtinë, Cineplexx, ka paralajmëruar se filmin më të pritur të vitit 2017, Fast&Furious 8, do ta sjellë më 13 prill.
The Fate of The Furious, kështu do të quhet filmi i tetë i serisë së njohur të filmave Fast&Furious, që padyshim se janë ndër më të famshmit në botën e filmave.
Sot sapo është lansuar traileri më i ri i këtij filmi, i cili është i mbushur me plot aksion dhe çmenduri të aktorëve të famshëm si Vin Diesel, Jason Statham, Dwayne Johnson, etj.
Në këtë film, familja e dikurshme ndahet në mënyrë të pa pritshme dhe e dërgon skuadrën në një aventurë të çmendur në vendet si Cuba, New York City dhe Antarctica.
Cineplexx e ka postuar këtë trailer në faqen e tyre zyrtare dhe ka paralajmëruar se do ta shfaqin një ditë më herët se në tregjet botërore, me 13 prill.