Telegrafi

Cineplexx organizon eventin “Glass-Premiere” me shumë shpërblime!

Cineplexx sërish organizon eventin Premiere, këtë herë me filmin e shumë pritur nga M. Night Shyamalan,“Glass”.

Si çdo herë, shpërblimet dhe aktivitetet do të jenë pjesë e kësaj ngjarje filmike në Cineplelxx.

Në këtë event më 17 janar, do të shfaqet filmi dramë/fantazi me aktorë të njohur si Bruce Willis, Samuel Jackson, James McAvoy e shumë të tjerë.

Ky film është pjesa e tretë e trilogjisë“Unbreakable”, dhe vazhdimi direkt i filmit “Split” të vitit 2016.

Filmi posaçërisht tregon historinë e Roja David Dunn i cili përdor aftësitë e tij të mbinatyrshme për të ndjekur Kevin Wendell Crumb, një njeri me njëzet e katër personalitete.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shohim në Cineplexx, do të ketë shumë shpërblime si:

• Kuponë nga AVVA group
• 1 orë G-Shock nga EMO.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, orareve dhe filmit, klikoni KËTU.