Telegrafi

Cineplexx organizon event për të gjithë familjen krahas shfaqjes së “The Boss Baby”

Sot me 15 Prill, Cineplexx do të organizojë eventin Dita e Familjes – The Boss Baby.

Eventi do të fillojë në orën 11:30, ku përveç shfaqjes së filmit “The Boss Baby”, do të ketë aktivitete me ballona dhe vizatime në fytyrë.

Si çdo herë, Cineplexx premton edhe shpërblime për të gjithë pjesëmarrësit.

Filmi The Boss Baby nga regjisori Tom McGrath, po konsiderohet si film argëtues për të gjithë familjën dhe vlersohet nga kritikët si filmi më i mirë pas “Shrek”, nga kompania Dreamworks Animation.

Event për të mos u humbur nga fëmijët tuaj, në Cineplexx Kosova!

Cineplexx gjithashtu po dhuron bileta FALAS për filmin The Boss Baby.

Më shumë informata rreth lojës shpërblyese për bileta, mund t’i gjeni në Facebook dhe Instagram të Cineplexx.

Listën dhe orarin e shfaqjes së filmit mund ta gjeni në këtë link: https://goo.gl/HFeRPu