Site icon Telegrafi

Cineplexx në Prizren hapet më 14 nëntor!

Zinxhiri më i fortë i kinemave në Evropën Juglindore, Cineplexx, së shpejti do të hapë kinemanë e re multiplex në Prizren.

Pasi priti afër 1 milion vizitorë në Prishtinë prej vitit 2016, Cineplexx ka kënaqësinë ta njoftojë publikun që këtë muaj do ta hapë edhe kinemanë e dytë në Kosovë, përkatësisht Prizren, qyteti i dytë me më së shumti banorë dhe me një popullsi të re që tregon interes të lartë për filma dhe argëtim.

Kinemaja me 5 salla do t’i hapë dyert më 14 nëntor 2019 dhe do të ofrojë më shumë se 800 ulëse.

Vizitorët do të kenë mundësi të përjetojnë një kinema me teknologjinë më moderne e cila do të shfaqë filma vendor dhe ndërkombëtarë në një atmosfere impresive, si dhe do të ofrojë kushtet e shërbimet e standardeve më të lartë evropiane të Cineplexx.

Për ta ruajtur reputacion e pionierit të teknologjisë, Cineplexx kësaj radhe do të sjellë risi në kinemanë e re me zërimin JBL SoundPerformance dhe projektorët Laser Barco.

Kinemaja austriake Cineplexx, është pjesë e projektit të hapjes së qendrës tregtare më të re dhe moderne në Kosovë, Galeria Shopping Mall në Prizren.

“Pritjes i erdhi fundi, Cineplexx do të hapet me 14 nëntor. Kinemaja jonë do t’i ketë 5 salla për shfaqjen e filmave, të gjitha me teknologjinë më të fundit ‘Real D – 3D’, si dhe teknologjinë më të re të zërit JBL. Në total kapaciteti i ulëseve do të jetë rreth 800”, konfirmon menaxheri i Marketingut dhe Komunikimit të kësaj kinemaje, Dëfrim Puka.

Sipas tij, adhuruesit e filmit nga Prizreni tani e tutje do të kenë një kinema të vërtetë ku ata do të mund t’i shohin të gjithë filmat premierë në kohë rekorde, si dhe t’i shijojnë si asnjëherë më parë. Cineplexx do t’ju ofrojë një përvojë të re të filmit që nuk do ta zëvendësojnë me asgjë.

Ai njofton gjithashtu se gatë javëvetë para në ekranet e kësaj kinemaje do të shfaqen filmat siTerminator: Dark Fate, Joker, Gemini Man,Maleficient, Frozen 2, Ford v Ferrari, e shumë tëtjerë. Orari i kinemasë do të jetë prej orës 15:00 deri në 23:00, dhe gjatë kësaj periudhe çdo 20 minuta do të ketë termine të filmave të ndryshëm.

Kompania austriake e cila operon në fushën e kinematografisë që nga viti 1967, këtë vit do të kurorëzojë edhe një sukses duke u zgjeruar edhe me kinemanë e dytë në tregun e Kosovës si pjesë e projektit të zgjerimit në regjionin e Ballkanit. Cineplexxtashmë operon me sukses në Itali, Slloveni, Rumani, Kroaci, Serbi, Mal te Zi, Maqedoni, Greqi dhe Shqipëri.

Për t’u informuar për më të rejat e kinemasë më të madhe në vend, bëni LIKE faqen zyrtare të Cineplexx Prizren në Facebook.

Artikull i sponsorizuar

Exit mobile version