Telegrafi

CineLady vjen me filmin ‘’It Ends with Us’’ me 8 Gusht në CineStar Megaplex

Për shkak të interesimit shumë të madh CineStar hap salla shtesë për ju Ladies!

Rezervoni datën e CineLady, sepse 8 Gushti vjen me filmin “It Ends with Us”, e adaptuar nga novela e Colleen Hoover, dhe sjellë aktorët e njohur Blake Lively dhe Justin Baldoni në rolet kryesore të filmit.

Filmi sjellë ngjarje që secili nga ju do të gjeni veten brenda tij me historitë e jetës dhe dashurisë. 

Lily Bloom (Blake Lively), një grua që kalon një fëmijëri traumatike për të nisur një jetë të re në Boston dhe për të ndjekur një ëndërr të përjetshme për të hapur biznesin e saj.

Një takim i rastësishëm me neurokirurgun simpatik Ryle Kincaid (Justin Baldoni) ndez një lidhje intensive, por ndërsa të dy bien thellë në dashuri, Lily fillon të shohë anët e Ryle që i kujtojnë asaj marrëdhënien e prindërve të saj.

Ftoni shoqërinë dhe mbledhuni në CineStar Megaplex në Prishtina Mall dhe kaloni momente të bukura dhe krijoni kujtime së bashku në kinemanë më të bukur në vend, me ambient luksoz,  dhe ulëse të rehatshme që ju ta shijoni filmin në maksimum.

Përveç kohës së bukur, CineStar ju mirëpret me pije të mirëseardhjes dhe dhurata për më fatlumet, nga partnerët si Borboleta, Lindex, Libraria Dukagjini, Fabu Spot, dhe bileta nga CineStar në sallën luksoze Gold Class.

Ndonjëherë është e nevojshme të bashkojmë forcat femërore, të thërrasim një shoqe, motër, nënë apo të tjera, dhe thjesht të shijoni së bashku CineLady!

Shihemi me 8 Gusht nga ora 20:00 në shfaqjen CineLady të dramës romantike “It Ends with Us”.

Biletat mund ti gjeni në cinestarcinemas-ks.eu!