Telegrafi

Cinelady vjen me filmin “Beautiful Wedding” me 25 janar në Cinestar Megaplex

Thonë se Janari është muaj depresiv, por me filma në ekranin e madh, nuk mund të jetë!

Komedia romantike dhe CineLady do të sjellin një buzëqeshje në fytyrën tuaj, ndaj mos e humbisni dhe ejani të shikoni filmin i cili është një vazhdim i historisë së tensionuar të dashurisë bazuar në romanin me të njëjtin emër, dhe kjo histori e re me shumë intenzitet brenda saj, do t’ju çojë në Meksikën e largët dhe të ngrohtë…

Gjithashtu ky film do të jetë i disponueshëm në Gold Class nga data 25 Janar ku ju e keni mundësinë që ta shijoni edhe më shumë me darkë dhe pije që ju shërbehen derisa ju jeni duke e shikuar filmin.

Të gjithë anëtarët e kastit origjinal po kthehen. Në vazhdim të kësaj romance emocionuese, zbulojmë se si Abby, heroina e filmit Wonderful Doom, u bë zonja Maddox. Fansat e romancës së Abby dhe Travis do të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet e tyre në lidhje me ditën (dhe natën!) të dasmës së tyre në këtë histori të larmishme…

Ndonjëherë është e nevojshme të bashkojmë forcat femërore, të thërrasim një shoqe, motër, nënë apo të treja… dhe thjesht të shijoni së bashku CineLady!

Përveç filmit, pije mirëseardhjeje dhe dhurata të vlefshme nga partnerët tanë ju presin për vizitorët më me fat: Klea Gold, Zeizz Vision Center by OPTIKA 1, Bratz Corset, Donika Loci

Shihemi më 25 Janar nga ora 19h në shfaqjen CineLady të dramës romantike BEAUTIFUL WEDDING!

Biletat i gjeni në cinestarcinemas-ks.eu