Site icon Telegrafi

Cindy Crawford rikrijon reklamën ikonike të vitit 1992

Supermodelja 55 vjeçare u rikthye në vendndodhjen origjinale të reklamës së saj ikonike të Pepsi në vitin 1992 për të rikrijuar imazhin për një kauzë të mirë.

Duke pozuar në një bluzë të bardhë të ngushtë, pantallona të shkurtra xhinse dhe taka të kuqe, Crawford duket se nuk është plakur fare në 29 vjet diferencë që kanë shkrepjet.

Mbase i ndihmoi edhe stilisti Peter Savic – i cili krijoi kaçurrelat voluminoze në reklamën origjinale dhe ishte përsëri aty gjatë rikrijimit.

Artisti i famshëm i grimit Sam Visser i dha Crawford grimin e bukur të viteve ’90, ndërsa fotografi David Yarrow siguroi që fotografia të ishte pa probleme.

Crawford dhe Yarrow u bashkuan për të ‘udhëtuar prapa në kohë’ për të mbledhur fonde për Spitalin e Fëmijëve në Madison, Wisconsin, ku vëllai i modeles ishte trajtuar më parë për leukemi. Crawford zbuloi se ata tashmë kanë mbledhur më shumë se një milion dollarë për kauzën përmes shitjeve të artit.

“Me të vërtetë e mrekullueshme! Dhe për një kauzë të madhe”, shkroi Reese Witherspoon. /Telegrafi/

Exit mobile version