Site icon Telegrafi

“Çinari” pas lindjes së djalit nga Almeda Abazi: Lindja zgjati 12 orë, nuk ishte e lehtë

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër të një fëmije.

Dyshja e shoubizit ka bërë të ditur se kanë pritur në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.

Aktori turk tashmë ka folur për mediat për herë të parë dhe ka përshkuar në detaje lindjes e djalit të tij.

“Jam shumë i emocionuar dhe i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi”, ka pohuar ai.

Ai ka treguar më tutje se të gjithë i thonë se i ngjan atij, por edhe të së ëmës.

“Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja”, ka thënë aktori më mirë i njohur tek ne si “Çinari”. /Telegrafi/

Exit mobile version