Site icon Telegrafi

Çimento– trendi i ri i dizajnit të enterierit

“Brutalizmi” është trendi i ri në rritje në dizajnin e enterierit i cili përfshinë përdorimin e materialeve të papërpunuara.

Çimento, graniti, mermeri e guri vullkanik janë disa prej shembujve se si materialet e tilla mund të përdoren për të krijuar pamje të bukura të enterierit.

Ekspertët tregojnë se muret me pamje të çimentos dhe modelet e pllakave të dyshemesë ofrojnë qëndrueshmëri shumë të gjatë teksa jua kënaqin syrin nga pamja moderne që e ofrojnë, pavarësisht sa e pamundshme mund të duket kjo.

Modeli i hirtë Lubeck, siç shihet në foton e mëposhtme, veçohet për pamjen unike kur përdoret në kombinim me dekoret e veta të cilat përfshijnë dizajne të nuancave mesdhetare të ngjyrave, një sharm rifreskues i thjeshtë që mund të sillet në shtëpi.

Një tjetër avantazh i pllakave me pamje të betonit është që hapësira mes pllakave është thuajse krejtësisht e padukshme, gjë e cila krijon pamje shumë të pastër të hapësirës.

Modeli Koncept me format 120×120 arrin ta theksojë këtë fakt.

Siç edhe mund ta shihni, betoni është material me joshje të fuqishme esenciale, ku modeli Es. Essen Tortora me formatin 45×90 e shfaqë se si ngjyrat neutrale krijojnë pamje të një hapësire më të madhe.

Në kombinim me dru të mirë dhe dekor vintage, ju mund të krijoni një hapësirë të ngrohtë e tejet të rehatshme.

Exit mobile version