Telegrafi

Cima me “Pimp My Ride” – veturën Renault të vitit 1990 do ta transformojë krejtësisht!

Ylli i famshëm i humorit shqiptar, Rasim Thaçi – Cima, përveç se është ikonë e humorit, ai gjithashtu është edhe fans i veturës Renault.

Dashurinë e tij ndaj këtij brendi të veturave ai e dëshmon sepse ende posedon një Renault 5 të vitit 1990.

Por, Cima ka vendosur t’ia bëjë një ndryshim kësaj veture – në fakt, NJË NDRYSHIM SHUMË TË MADH!

Kështu dukej vetura e Cimës në momentin kur është dorëzuar tek Auto Mita për t’iu nënshtruar transformimit!

Ai ka vendosur që veturën ta transformojë krejtësisht, ku brenda një kohe të shkurtë pritet që vetura e tij të rikthehet me avancime në eksterier, enterier, teknologji e shumëçka tjetër.

Telegrafi ka arritur të sigurojë një fotografi se si duket vetura e tij momentalisht, e cila veçse ka filluar t’i nënshtrohet “tretmanit” nga Auto Mita.

Kështu duket tani vetura e Cimës, ndërkaq pas një muaji pritet të shihet transformimi gjigant!

Gjatë këtyre javëve, ne do t’ju mbajmë të informuar për ndryshimet që do t’i bëhen kësaj veture.