Telegrafi

Cima nuk e harron Lecin, e përkujton në njëvjetorin e vdekjes (Foto)

Ata kanë qenë të pandarë për shumë dekada, ku kanë bërë të qeshin njerëzit me humorin e tyre.

Bëhet fjalë për Rasim Thaçi (Cimën) dhe Ibrahim Krajkovën (Lecin), ku ky i fundit ka ndërruar jetë para një viti.

Lexo po ashtu Ky ishte amaneti i Lecit për Cimën para se të vdiste

E pikërisht në këtë ditë e ka përkujtuar Cima, i cili ka vizituar edhe varrin e aktorit të ndjerë, transmeton Telegrafi.

“O Lec i dashur , tash e shoh se sa shumë më mungon”, ka shkruar Cima në Facebook teksa e shoqëron fotografinë prej varrit të Cimës.

Ndryshe, edhe shumë miq dhe familjarë e kanë kujtuar aktorin e madh Ibrahim Krajkovën. /Telegrafi/