Cillian Murphy mahinit fansat e tij, kur u shfaq për xhirimet e tij të fundit bardhë e zi me “Versace”.
Aktori irlandez, 48-vjeç, dukej elegant me një jelek pulovër teksa shfaqte krahët muskuloz në ansambël.
Duke hedhur një xhaketë të zezë mbi supe, ylli i “Oppenheimer” mbajti një fytyrë serioze, ndërsa shikonte direkt në lentet e kamerës, shkruan DailyMail.
Dhe fansat u çmendën pas këtyre fotografive, teksa shkuan në seksionin e komenteve për të ndarë dashurinë e tyre për yllin.
“Kjo është ajo që kam pritur. Ai është mahnitës, i jashtëzakonshëm, ai është vetëm Cillian!”
“Oppenheimer hedh një tjetër bombë”, “Vetëm Cillian mund ta bëjë këtë”, “Kush është kjo DIVA”, shkruan disa të tjerë.
Cillian aktualisht është duke filmuar për filmin “Peaky Blinders The Immortal Man” dhe tashmë është parë në një vend sekret në Liverpool duke punuar në skena. /Telegrafi/