Site icon Telegrafi

Cillessen lëndohet gjatë stërvitjes së Barcelonës

Portieri Jasper Cillessen, ka pësuar një lëndim muskulor gjatë stërvitjes, ka konfirmuar klubi katalanas.

Cillessen do të qëndrojë jashtë prej ndeshjes ndaj Real Valladolidit të shtunën.

Portieri 29 vjeçar ka bërë dy paraqitje në La Liga në dy sezonet e fundit të tij në Camp Nou, kurse ishte titullar në ndeshjet miqësore.

Barcelona pagoi 13 milionë euro për Cillessenin në gusht të vitit 2016, por Marc – Andre ter Stegen mbetet zgjedhja e parë e klubit.

“Portieri i Barcelonës, Jasper Cillessen, ka pësuar nj ëlëndim në muskulin e këmgës së majtë”.

“Rikthimi i tij në ndeshjen e ardhshme varet nga koha e rikuperimit nga lëndimi”, u shpreh Cillessen.

Ndërkohë, mesfushori Sergi Samper ishte diagnostifikuar me një dëmtim në nyje dhe mungoi në stërvitje teksa Blaugrantë po përgatiten për ndeshjen e dytë në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version