Telegrafi

Çiljeta Xhilaga me dedikim për partnerin në gjashtë vjetorin e lidhjes së tyre

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Çiljeta Xhilaga, po shijon prej vitesh një lidhje dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.

Dyshja sot (e hënë) kremtojnë gjashtë vjetorin e lidhjes, ndonëse e kanë ruajtur me fanatizëm këtë pjesë.

Ka qenë artistja që ka bërë një dedikim në rrjete sociale në një fotografi të përbashkët të hedhur në InstaStory.

Çiljeta Xhilaga (Foto: Instagram)

“Sot gjashtë vite bashkë. Dielli im”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Çiljeta Xhilaga

Xhilaga në anën tjetër është nënë e një djali të quajtur, Ferdinando, nëntëvjeçar.

Çiljeta ndërkohë po vazhdon të jetë aktive në skenën muzikore shqiptare me prurje të reja.

Ajo rreth dy muaj më parë solli këngën e fundit “Oj dashni” në bashkëpunim me Ardit Çunin. /Telegrafi/