Telegrafi

Çiljeta sjell në jetë djalin në të njëjtën datë me ditëlindjen e saj

Është pritur që krijuesja e hitit “Të dy qajmë të ndarë” të sjellë në jetë fëmijën më 10 shkurt, mirëpo ajo ka lindur pesë ditë më herët, pikërisht më 5 shkurt, kur është edhe ditëlindja e saj.

Ajo ka lindur një djalë me prerje cezariane, ndërsa e ka pagëzuar me emrin Fernando.

“Të dashur miqtë e mi, sot ju njoftoj se jam bërë mami! Zoti donte që djalin ta lindja në një datë me ditëlindjen time, vetëm pesë minuta para se të hynte data 6. Jam mami më me fat në botë që kam sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm dhe të paparë”, ka shkruar Çiljeta në Facebook. /Telegrafi/