Telegrafi

Çiljeta publikon një fotografi përkrah të dashurit të saj, Alban Hoxha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, tash e një kohë përflitet për lidhjen me ish-portierin e Partizanit, Alban Hoxha. 

Dyshja duket se shijojnë lidhjen prej vitesh, megjithëse në rrjetet sociale paraqitjet e tyre janë të rralla.

Së fundmi, është vet këngëtarja Xhilaga, ajo e cila ka sjellë një fotografi përkrah partnerit të saj.

E njëjta nuk ka vënë ndonjë përshkrim për imazhin, por siç shihet është tejet e lumtur që ditët e fundit të këtij viti po i kalon me dashurinë e jetës.

Lexo po ashtu Çiljeta shton spekulimet për lidhjen e saj

Ndërkohë, komentet ishin të shumta nga fansat, duke e përgëzuar si çift.

Kjo është ndër fotografitë e rralla të tyre së bashku, pasi në bazë të asaj që kemi parë dyshja dëshirojnë të ruajnë lidhjen dhe të mbajnë sa më larg syrit mediatik.

Në anën tjetër, Çiljeta po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar edhe në karrierën e saj muzikore, ndërsa kënga e fundit e publikuar nga ajo mban titullin “A je mirë” në bashkëpunim me Estton. /Telegrafi/