Ajo është një ndër këngëtaret më atraktive dhe të bukura shqiptare.
Bëhet fjalë për Çiljeta Xhilagën, e cila ka kohë që s’ka sjell ndonjë projekt muzikor, megjithatë vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave.
Ajo bëri bujë të madhe dhe u komentua shumë kur publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e mbuluar me një shami.
Tashmë zeshkania ka ndarë me ndjekësit një këshillë islame duke treguar se si mund ta siguroni parajsën në botën e përtejme.
“Ku është xheneti? Nën këmbët e nënës”, ka shkruar ajo mbi një imazh ku shihet një vajzë duke kryer obligimet fetare.
Ndryshe, Çili pritet që gjatë verës të vjen me një këngë të re dhe do të mbajë disa koncerte anembanë trojeve shqiptare si dhe në diasporë. /Telegrafi/