Site icon Telegrafi

Çiljeta ne krah të futbollistit të Kombëtares shqiptare (Foto)

Alban Hoxha ka marrë komplimente speciale pas fitores në derbi. Këngëtarja “seksi” Çiljeta Xhilaga e ka cilësuar “king” portierin e Partizanit, ndërkohë që nuk ka kursyer edhe një “selfie” me të.

Foton e publikuar në “Instagram” e ka shoqëruar edhe me një fjali vlerësuese për kapitenin e të kuqve.

“Me këtë portierin e Partizanit, king që e kemi edhe zv.portier të Kombëtares”, ka shkruar Çiljeta.

Ndërkohë, Albani me Partizanin ka shënuar fitore kundër Tiranës me rezultat 2-0 në derbin e kryeqytetit shqiptar.

Exit mobile version