Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është shquar gjithmonë për paraqitjet e saj ekstravagante dhe që kanë zgjuar shpesh herë pluhur tek publiku.
Ndoshta jo vetëm në veshje, por edhe në flokë ajo ka eksperimentuar disa herë.
Kemi pasur rastin ta shohim brune me flokë të gjata, pastaj në të kuqe, gjersa viteve të fundit është shfaqur edhe bionde me flokë të shkurtëra.
Ky eksperimentim në pamjen e saj ka bërë që edhe vetë këngëtarja të jetë në dilemë të madhe për të zgjedhur pak se cilën ngjyrë dëshiron të mbajë.
Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetet sociale një fotografi, përmes së cilës ka pyetur fansat se si duket më mirë, brune apo bjonde?
Po ju si mendoni? /Telegrafi/