Çiljeta Xhilaga ka bërë që të shtohen spekulimet se ajo është në një lidhje të re.
Këngëtarja në një intervistë për Prive ka preferuar të mos i përgjigjet pyetjes në lidhje me raportin e saj me portierin e Partizanit, Alban Hoxha.
Jo pak është folur në mediat rozë për një lidhje të mundshme mes tyre, por vetë Albani e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se është njohur me Çiljetën vetëm për shkak të fëmijëve.
Ndërsa këngëtarja duket paksa kontradiktore me përgjigjen e saj duke hequr çdo dyshim mbi ta.