Telegrafi

Çiljeta flet për lidhjen me Alban Hoxhën (Video)

Portieri i ekipit të Partizanit Alban Hoxha dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga shpesh janë diskutuar në media për një lidhje të mundshme.

Tashmë të dy janë single por me nga një fëmijë, të dy djem, gjë që i ka afruar akoma më shumë dyshen Alban – Çiljeta, shkruan lajmi.net.

Në një intervistë të fundit të këngëtares në emisionin “Rudina” ajo pyetet për lidhjen që ka me Albanin, pasi asnjëherë nuk e kanë pranuar se kanë lidhje dashurie por vetëm shoqërore.

Çili kërkon nga prezantuesja që të mos kthejë përgjigje për këtë pjesë por si përfundim zbulon se ata janë miq të mirë dhe se futbollin e ndjek nga stadiumi për shkak të Albanit i cili kohë më parë i ka dhuruar këngëtares një fanelle me emrin e tij.