Telegrafi

Çiljeta e konfirmon: Jam ndarë nga burri, ja arsyjet

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së saj disa vjeçare me babain e Fernandos, Chrisin.

E kontaktuar nga Who, këngëtarja e suksesshme e dhjetëra hiteve pohon se lidhja e saj nuk po funksiononte më, ndaj dhe i ka dhënë fund. “Kishte kohë që kishim mosmarrëveshje për shkak të largësisë. Është e kotë, një lidhje në distancë nuk funksionon”, – ka thënë ekskluzivisht Çiljeta.

“Në këtë jetë nuk ka mundësi për të qenë të përjetshëm, kësisoj edhe kjo marrëdhënie përfundoi”, – ka vazhduar ajo.

Këtë pohim ajo e ka bërë edhe live gjatë spektaklit “E Diell” në një bisedë telefonike me Eraldo Rexhon.

Pyetjes sonë ‘nëse do ta vazhdojë apo jo Çili komunikimin me ish-partnerin, ajo i është përgjigjur: “Sigurisht. Ne kemi një fëmijë bashkë dhe në çdo vendim për të ardhmen e Fernandos, do marrë pjesë edhe Chris”.

Me këtë lajm do gëzohen shumë nga adhuruesit e Çiljetës, e cila më së fundi është sërish singëll. Aktualisht bomba e skenës shqiptare po punon për një projekt të ri, të cilin do ta sjellë shumë shpejt.

Historia e bukur e dashurisë mes Çiljetës dhe Chris nisi rreth 4 vjet më parë dhe është komentuar vazhdimisht në shtyp, ndonëse këngëtarja ka preferuar të mbajë atë larg vëmendjes mediatike./RevistaWho/Telegrafi/