Lidhja e tyre ka qenë ndër më të përfolurat, kjo për shkak të famës dhe kuriozitetit që e ka shoqëruar gjithmonë këngëtaren bukuroshe Çiljeta Xhilaga.
Marrëdhënia e saj me portierin e njohur të Partizanit, Alban Hoxha, është prej dy vitesh në sytë e medias.
Dyshja simpatike janë fotografuar disa herë bashkë dhe nuk i kanë shpëtuar pyetjeve publike për raportin e tyre, që siç duket vijon të jetë i lumtur.
Përpara disa ditësh, Çiljeta dhe Albani kanë festuar 2-vjetorin e lidhjes dhe ka qenë këngëtarja që me anë të disa fotove të publikuara në story-n e ‘WhatsApp’ ka zbuluar fotografitë e festës intime.
Çifti ka zgjedhur ta festojë me një tortë në formë zemre përvjetorin e lidhjes së tyre, mbi të cilën qëndron fotografia e protagonistëve, mes të cilëve duket se ka një dashuri të fortë.
Aktualisht Çiljeta i është përkushtuar familjes së saj dhe është rikthyer në koncerte, ndërkohë që Albani vazhdon të jetë kapiteni dhe portieri i skuadrës kryeqytetase. /darling.al/