Telegrafi

Çiljeta, dedikim për futbollistin me të cilin thuhet se është në lidhje (Foto)

Faqet e thashethemeve vazhdojnë të spekulojnë për një lidhje të re të Çiljeta Xhilagës, ndërsa për këtë gjë u ndihmon edhe vet këngëtarja.

Ka pasur raportime për një lidhje të saj me portierin e Partizanit, Alban Hoxha, ndërsa Çili ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve për raportin me të.

Lexo po ashtu Çiljeta flet për ndërhyrjet estetike, nxit spekulime për lidhje të re? (Video)

Porse pas ndeshjes së Partizanit me klubin hungarez, Ferencvaros, me ç’rast Hoxha ishte hero duke mbrojtur tri penalti, këngëtarja nuk ka mundur të qëndrojë e qetë.

“Se ky është portieri më i mirë në botë Që na e nxori zemrën vendit sot. Alban Hoxha, super pritje ke bërë sot. FK Partizani urime për këtë kualifikim. Krenar me ty Alban Hoxha”, ka shkruar Çiljeta në një dedikim në Instagram. /Telegrafi/