Site icon Telegrafi

Cilit nacionalitet i përkasin gjinjtë tuaj?

Si do të duken gjinjtë tuaj të silikonit, varet nga ajo se ku i keni bërë, sepse kirurgët plastikë në tërë botë adhurojnë forma dhe madhësi të ndryshme.

Prandaj, transmeton Telegrafi, dallimet internacionale lidhur me atë se cilat sisë femërore janë ideale, po bëhet çështje gjithnjë e më e rëndësishme, sepse më nuk është vetëm “çështje shijeje”, por pjesë e anatomisë së trupit të femrës.

Në ambientin global, shpesh ndodh që femrat të kërkojnë vënien e silikonit jashtë shtetit, andaj shpesh janë të befasuara me rezultatet.

Ja çfarë gjinjsh adhurojnë kirurgët e tërë botës:

Indi – të plota në pjesën e sipërme, dekolte të bujshme
Francë – jo edhe aq të plota në pjesën e sipërme
Brazil – thimtha më të mëdhenj, përkatësisht rrethet përreth thimthave
Gjermani – thimtha sa më të vegjël

Rreth më të madh përreth thimthave preferohen edhe në Amerikë, edhe në Indi, edhe pse brazilianët janë tërësisht fitimtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version