Pamjet dramatike tregojnë se si një rezervuar oksigjeni bie nga kamioni dhe godet një motoçiklist që po kalonte aty pranë.
Pamjet nga provinca Zhejiang i Kinës lindore tregojnë se si dy rezervuarë oksigjeni bien nga pjesa e prapme e kamionit ndërsa ai po bënte një kthesë në rrugë, transmeton Telegrafi.
Ndërsa njëri cilindër ndalet aty pranë kamionit, valvula tjetër e oksigjenit shkon në drejtim të motoçiklistit dhe e godet atë.
Motoçiklisti merr një goditje të fortë nga një cilindër 50 kilogramësh ndërsa rrëshqet përgjatë rrugës, duke e nxjerrë atë jashtë saj.
Shoferi i kamionit të transportit ishte ndalur pasi dëgjoi se cilindrat po dilnin nga pjesa e pasme e kamionit të tij.
Shoferi del nga kabina e tij dhe vrapon për të ndihmuar.
Ndërsa ai nuk pësoi dëmtime të rrezikshme për jetën, motoçiklisti pësoi fraktura në këmbën e majtë.
Fatmirësisht rezervuari i dytë i oksigjenit u rrotullua pa shpërthyer.
Aksidenti ndodhi në qarkun e Pujiang, rreth 1000 kilometra larg kryeqytetit kinez, Pekin. /Telegrafi/