Site icon Telegrafi

Cilindra akulli të formuara në mënyrë të përkryer, dolën prej një gypi të ngrirë në Indi (Video)

Fermeri i njohur vetëm si Dhaniram, ka mbetur i befasuar kur lëshoi ujin që të ujiste fushën dhe prej gypit dolën cilindra akulli të formuara në mënyrë të përkryer.

E tëra ndodhi pasi regjioni Haryana në Indi, u përfshi nga një dimër i ftohtë dhe uji i ngri prej temperaturave të ulëta, transmeton Telegrafi.

“Kur e aktivizova pajisjen për ujitje, nuk po dilte uji dhe desha ta ndërprisja nga frika se është dëmtuar mekanizmi. Mbeta i hutuar kur i pashë akulloret”, ka thënë Dhaniram me mahi.

Temperaturat e ulëta që janë të pazakonshme në atë zonë, kanë shkaktuar problem te banorët, të cilëve iu janë ngrirë kanalizimet dhe rezervuarët e ujit. /Telegrafi/

Exit mobile version