Telegrafi

Cilin fshat të njohur e vizitoi Gold Ag? (Foto)

Reperi i njohur Gold Ag, vazhdon të jetë nga më të ndjekurit në rrjetet sociale. Ai gjithashtu, gjatë kësaj vere ka qenë mjaft afër fansave, me koncertet e tij të njëpasnjëshme, thuajse gati në të gjitha trevat shqiptare.

Lexo po ashtu Kjo është e dashura e Gold AG?

Gold Ag ka publikuar në llogarinë personale në Facebook, një fotografi ku shihet një pishinë e cila ndodhet në fshatin Mushtisht të Suharekës, i cili është mjaft i njohur për kosovarët.

Aty kanë dalë emrat të mëdhenj të muzikës popullore shqiptare të tilla si Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Nexhat dhe Remzie Osmani, Motrat Mustafa etj.

Kujtojmë se reperi është me prejardhje nga Presheva, por ruan një raport shumë të mirë me këngëtarët e cekura më lart, madje me disa prej tyre ka realizuar edhe bashkëpunime./Telegrafi/