Nisma ”Stop operacioni Soros” kërkon nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni (FSHHM) që t’u sqarojë qytetarëve se çfarë në të vërtetë nënkupton ideja e tyre për shoqëri të hapur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo nismë kërkon gjithashtu sqarime se cilat janë ndryshimet që FSHHM-ja dëshiron t’i realizojë në Maqedoni. Cvetin Çilimanov nga kjo nismë kërkon që Fondacioni në fjalë të sqarojë nëse aktiviteti i tyre politik ka për qëllim ridefinimin dhe ndryshimin e karakterit unitar të Maqedonisë.
Ai hodhi akuza ndaj këtij fondacioni duke e konsideruar si organizatë joqytetare./Telegrafi/