Marin Cilic është bërë tenisti i parë kroat që ka luajtur ndonjëherë në finalen e Australian Open.
Tenisti ka arrit në finale në saje të një loje brilante kundër britanikut Kyle Edmund.
Këtë të fundit e mposhti pas rreth dy orë loje, në saje të rezultatit 2-1, në sete 6:2, 7:6 dhe 6:2.
Tenisti 29-vjeçar pas takimit është shprehur i kënaqur me këtë arritje dhe se do të mundohet ta fitojë trofeun e çmuar.
Ai për trofeun e më të mirit do të takohet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, ku do të takohen nesër Roger Federer i Zvicrës dhe Hideo Chung i Koresë së Jugut.
Kampioni 2014 i US Openit do të luajë finalen e tretë në një nga katër turnetë e mëdha të tenisit, ku në vitin e kaluar humbi në finalen e Wimbledonit kundër zviceranit Federer.
Theksojmë se për fituesit e tre vendeve të para në dy kategoritë do t’iu takojnë rreth 35,8 milionë euro. /Telegrafi/
Hear how @cilic_marin is sitting pretty as the first Croatian to reach the #AusOpen final and the new No.3 in the world. #AusOpen pic.twitter.com/hG7PAprCXL
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 25, 2018