Telegrafi

Cili yll u lëndua kështu në finalen e Kupës së Amerikës?

Alexis Sanchez po kalon pushimet e tij i shtrirë në krevat.

Sulmuesi i Arsenal, që është kthyer në objektivin kryesor të Juventusit, ka postuar në Tëitter fotografitë që dëshmojnë gjendjen e tij.

Këmba e majtë është e ënjtur dhe ka marr ngjyrë vjollcë.

Fotot i ka postuar vetë lojtari, nga momenti kur në këmbë është lëdnuar e deri te gjendja aktuale.

Ndërhyrje që ka ndodhur të dielën e kaluar gjatë finales së Kupës së Amerikës.

Sulmuesi ka qëndruar në fushë deri kur ka mundur, më pas ka qenë i detyruar të dalë një minutë para fundit të shtesës së parë.

Në vend të tij është futur “El Gato” Silva, lojtari që ka shënuar penalltinë vendimtare.

Sanchez ka festuar falë tij dhe tani pushimet e “topçiut” janë transformuar në një qëndrim të detyruar në shtrat.