Telegrafi

Cili version i Android është dominant në telefona mobil?

Në raundin e fundit, Lollipop vazhdon të fitojë terren, ndërsa versioni i fundit, Marshmallow është rritur pak.

Lollipop tani ulet në 32.6 për qind, krahasuar me 29.5 përqind sa kishte në muajin dhjetor, ndërsa Marshmallow është rritur në 0.7 për qind nga 0.5 për qind.

Kitkat mbetet versioni i Android me numrin më të madh të instalimeve, përkatësisht në masën prej 36.1 për qind, edhe pse ky version ka rënë nga dhjetori, kur kishte 36.6 për qind.

Jelly Bean ka rënë nga 26.9 për qind në 24.7 për qind. Ice Cream Sandwich është ulur në 2.7 për qind, ndërsa Gingerbread ka rënë në 3 për qind.

Së fundi, Froyo, Android 2.2, tani është i instaluar vetëm në .2 për qind të të gjitha pajisjeve Android.