Seria e telefonave Pixel 8 u prezantua së fundmi dhe Google e konsideron atë si rivalin kryesor të modeleve iPhone 15 të Apple. Tani kemi një provë që vë përballë dy modelet më të forta nga të dyja seritë.
Pixel 8 Pro dhe iPhone 15 Pro Max u testuan nga kanali YouTube PhoneBuff dhe shpejtësitë e tyre u ballafaquan.
Të dy telefonat iu nënshtruan detyrave të caktuara – nga hapja e aplikacioneve deri te kryerja e funksioneve të ndryshme, dhe rezultati përfundimtar ishte se modeli i iPhone ishte dominues.
Duhet të theksohet se Pixel 8 Pro nuk ishte i ngadaltë. Ai e përfundoi testin në tre minuta e 28 sekonda, por kjo ishte 40 sekonda më e ngadaltë se koha e arritur nga iPhone 15 Pro Max.
Modeli Pixel performoi pak më mirë në hapjen e aplikacioneve, por mbeti shumë prapa kur ishte fjala për eksportimin e videove.
iPhone 15 Pro Max i detyrohet performancës së shpejtë të çipit Apple A17 Pro, i cili ofron performancë shumë më të mirë se çipi Tensor G3 që fuqizon modelin Pixel 8 Pro. /Telegrafi/