Fjala është për flokët të cilat janë të gjata deri te klavikula (ashti lidhës), për shkak se kjo gjatësi ka marrë emrin clavicut
Edhe ajo vërtet duke magjike: flokëve të rrafshët dhe të hollë u ndihmon të arrijnë vëllimin, ndërkaq flokëve të fortë, të bollshëm dhe kaçurrelë do t’u ndihmojë që vëllimin e vet ta zbusin! –transmeton Telegrafi.
Nëse përcaktoheni për bob të shkurtër dhe keni flokë kaçurrelë, ai mund të përhapë majat dhe ta bëjë fytyrën të duket më e gjerë, gjë që nuk ndodh nëse përcaktoheni për këtë stil sepse ai rrumbullakon bukur fytyrën dhe gjithë efekti i skajeve të flokëve mbetet nën të.
Përparësi e madhe është edhe ajo që lehtë formohet, përkatësisht për dallim nga bobi i shkurtër nuk përdridhen edhe aq lehtë pranë skajeve dhe është zgjidhje shumë më e mirë nëse keni planifikuar t’i shkurtoni flokët.
/Telegrafi/