Telegrafi

Cili stadium do ta pres finalen e Kupës së Mbretit? (Foto)

Tani që Alaves është konfirmuar si finalist dhe i është bashkuar Barcelonës për finalen e Kupës së Mbretit, mbetet të caktohet vetëm stadiumi.  

Ndeshja finale do të zhvillohet me 27 maj dhe problem mbetet stadiumi.

Florentino Perezi pak më parë bëri të ditur se ndeshja nuk mund të zhvillohet në Santiago Bernabeu, pasi stadiumi do të rinovohet.

 

Stadiumi Santiago Bernabeu

Po ashtu as stadiumi i Bilbaos, San Mames nuk mundet ta prs kërë ndeshje pasi deri më 30 maj vazhdojnë punimet.

Deri më tani opsioni më i mundshëm është stadiumi i Atletico Madridit, Vicente Calderon, me presidentin Enrique Cerezo, që ka ftuar skuadrat që ndeshja të zhvillohet aty.

Stadiumi Camp Nou

Stadium potencial mund të jetë edhe Camp Nou, që në vitin 2015 priti këtë trofe.

Stadiumi Vicente Calderon më i mundshmi për finale

Stadiumet e mundshëm  janë edhe ai i Valencias, Mestalla, dhe i Sevillas, po problem mbetet largësia e madhe e tifozëve me këto vende. /Telegrafi/