Telegrafi

Cili prodhues shet më së shumti vetura elektrike? Nuk është Tesla!

Për shumë kënd kur flasim për vetura elektrike, vetura e parë që na bie ndërmend është Tesla. Përkundër të qenurit një veturë fantastike, Tesla ende qëndron prapa liderit të vërtetë të veturave elektrike, aleancës Renault-Nissan.

Renault-Nissan njihet si pioneri i veturave elektrike me modelin më të shitur në histori – Nissan Leaf.

Në çerekun e parë të 2017, grupi Renault-Nissan ka shitur afër 37,000 njësi, sipas të dhënave të publikuara nga prodhuesit e veturave. Kjo i bie 12 mijë nëjsi apo 50 për qind më shumë sesa veturat elektrike të Tesla. Kjo e fundit pati thënë se ka dërguar mbi 25 mijë njësi në treg për çerekun e njëjtë me rivalin e saj Nissan.

Përkundër faktit se modeli Leaf i Nissan është duke u bërë gati për tu zëvendësuar me një model të ri, kjo nuk e ka ndaluar kompaninë aziatike që ta kalojë rivalin Tesla, dhe modelin e saj Model S. Tani Leaf është vetura elektrike më e shitur në botë, ndërsa modeli i saj i ri që pritet të zbulohet së shpejti do të ketë pilotin gjysëm-autonom, Pro Pilot, të cilin Nissan e ka prezantuar fillimisht në modelin Serena.

Raportet tjera të industrisë poashtu kanë konfirmuar se veturat më të shitura elektrike në botë vijnë nga aleanca e Renault-Nissan. Në Evropë, modeli Zoe ka marrë kryesimin, i përcjellë nga Leaf i Nissan dhe nga Mitsubishi Outlander PHEV.

Mbetet të shihet nëse përfaqësuesi i Nissan dhe Renault për Kosovë, AutoMita do të sjell këto modele të veturave elektrike në tregun tonë.

Raporti i plotë nga Forbes.