Telegrafi

Cili personazh është në këtë tatuazh (Foto)

Ai kishte dashur që në trup të ketë portretin yllit të Beatles, por fytyra e vizatuar duket më shumë si magjistari i vogël.

Menaxheri i studios ‘Into You’ ku bëhen tatuazhe, ka thënë për DailyMail se ‘ky është një tatuazh i realizuar shumë keq’, transmeton Telegrafi.

“Ata që duan të bëjnë tatuazh duhet të bëjnë vizita në disa studio dhe të zgjedhin artistët më të mirë” ka thënë ai duke shtuar se ‘tatuazhi është për tërë jetën’.

Ndryshe, një komentues në Twitter ka thënë se ‘portreti në tatuazh duket si Harry Potter me hundë të thyer’. /Telegrafi/