Telegrafi

Cili person në këtë fotografi është mëngjarash?

Përveçse është burim argëtimi, lojërat që kanë të bëjnë me logjikën thuhet se ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.

Ato, gjithashtu e trajnojnë trurin tuaj për të parë qasje të ndryshme ndaj problemeve.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, enigmat vizuale ndihmojnë në stërvitjen e muskujve të syve.

Andaj, sot kemi përgatitur një test interesant perceptimi për ju.

Domethënë, detyra juaj është që ta shikoni mirë foton dhe të konkludoni se kush është mëngjarash, pra dora e majtë e kujt është “mbizotëruese”. /Telegrafi/