Site icon Telegrafi

Cili nga fëmijët është më komiku në familje? E tregon shkenca

Askush nuk është si ju dhe kjo është superfuqia juaj. Edhe nëse jeni rritur në të njëjtën shtëpi me motrën, ose vëllain ju jeni të ndryshëm nga ata

Ka aq shumë faktorë që ndikojnë tek ne, që nga lindja.

Bright Side na tregon se cili nga fëmijët është më komiku, ai që bën më shumë batuta dhe i bën të tjerët të qeshin.

Rendi i lindjes formon personalitetet tona

Psikoterapisti Alfred Adler tregon se rendi i lindjes së vëllezërve dhe motrave, ka një rol në formimin e personaliteteve tona.

Edhe pse fëmijët që rriten në të njëjtën familje, kanë një mjedis të ngjashëm, kushtet psikologjike janë akoma individuale.

Fëmija më i vogël në familje është ai/ajo më komiku

Shumë studiues u interesuan për këtë teori dhe hulumtimet vazhdojnë edhe sot. Një nga studimet e fundit mbi këtë temë u krye nga YouGov, një kompani britanike për hulumtime të tregut.

1782 njerëz, të moshës 18 vjeç dhe më të mëdhenj, morën pjesë në studim dhe u kërkua që të krahasojnë veten me motrat ose vëllezërit, në parametra të ndryshëm, si të qenit të përgjegjshëm, të thjeshtë, të qetë ose qesharak.

Nga studimi rezultoi se një nga ndryshimet më drastike ishte në ndjenjën e të qenit qesharak. Fëmijët më të vegjël priren të tregonin se ishin më humoristë sesa motrat e tyre.

Fëmijët e mëdhenj të familjes, nga ana tjetër e konsideronin veten më të përgjegjshëm, më të organizuar dhe të suksesshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version