Site icon Telegrafi

Cili krem është më i përshtatshëm për t’u përdorur në mëngjes?

Nëse lëkura është normale ose e re, përdorni një hidratrues të lehtë e të lëngshëm që t’iu shoqërojë gjatë ditës duke lënë mbi fytyrë një vello mbrojtëse.

Por nëse është e yndyrshme, kërkoni një hidratues që përmban një agjent rregullues të sekrecioneve yndyrore. Kështu evitohet, pamja antiestetike plot llustër.

Nëse është e thatë, përdorni krem të yndyrshëm. Nëse përveç thatësirës, lëkura rezulton edhe e ndjeshme, me urthje dhe irritohet lehtë, hidratuesi juaj duhet të përmbajë një sasi më të madhe lipidi dhe një sasi ekstraktesh qetësuese dhe ëmbëltues me bazë vegjetale. /Telegrafi/

Exit mobile version