Telegrafi

Cili koleg i estradës po i mungon Ledri Vulës? (Video)

Një prej emrave më të kërkuar të skenës shqiptare Ledri Vula po shijon suksesin e këngës së re që titullohet ‘U harruam’.

E derisa kjo këngë për vetëm pak ditë u shndërrua në një hit, reperi në Reload të RTV Dukagjinit ka thënë që ky është vetëm fillimi, pasi që për publikun e tij do të sjell edhe shumë këngë tjera të cilat shpreson të pëlqehen nga publiku.

Pos prurjeve në skenë, Ledri ka fol edhe shumëçka tjetër, ndër to ka treguar edhe se cili reper poi mungon skenës sonë.

Sipas Ledri Vigg Poppa i Kaos duhet të jetë më aktiv, e pse i nevojitet Viggi skenës sonë ndiqni intervistën më poshtë.

Ndryshe, kënga për katër ditë deri më tani është shikuar mbi 1.4 milion herë në YouTube. /Telegrafi//Telegrafi/