Telegrafi

Cili këngëtar është “legjendë” sipas Alban Mehmetit? (Foto)

Këngëtari i njohur Alban Mehmeti është mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur në rrjetet sociale. Ai këtë verë ka qenë ndër zërat më të kërkuar të publikut, për të kënduar nëpër dasma.

Ai gjithashtu ruan një raport të mirë edhe me shumicën e kolegëve të tij, por njërin prej tyre e ka më për zemër, madje e quan edhe legjendë.

Albani ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet pranë këngëtarit Sinan Vllasaliu, e ndërsa në mbishkrimin e fotos ka shkruar se ndjehet krenar që njeh këtë person.

“Legjendat njëherë lindin, s’kanë as kopje. Krenar që personalisht e njoh këtë njeri të madh”, kanë qenë fjalët e tij./Telegrafi/