Telegrafi

Cili ishte telefoni juaj i parë, nga pajisja telefonike pa tela e lansuar më 1983 deri te iPhone 1

used old GSM Cell phones

Lista me 18 telefona të ndryshëm që janë lansuar brenda disa vitesh, është pëlqyer shumë nga shikuesit, shumica prej të cilëve e kanë gjetur telefonin e tyre të parë.

Madje, disa prej tyre thonë se ende e ruajnë, ndërsa është në gjendje të mirë, vetëm se nuk mund të bëjnë asgjë vetëm që të bëjë telefonata, transmeton Telegrafi.

Pajisjes së parë telefonike pa tela që është prodhuar më 1983, për të cilën në atë kohë është dashur të paguhej shuma që sot do arrinte rreth 3,000 euro, i nevojitej të mbushej deri në dhjetë orë. Biseda me të, ka zgjatur për një kohë shumë të shkurtër.

Nokia 3310 e lansuar më 1998 është në pozitën e pestë, sa i përket kohës kur është prodhuar, derisa Samsung P510 i palosshëm që ka dalë në treg më 2004 është në pozitën e 12-të. Vetëm një pozitë më poshtë, pasi është prodhuar në po të njëjtin vit, është edhe Blackberry 6210.

Brenda imazhit të shpërndarë, mund t’i shihni gjithë këta telefona deri te iPhone 1 dhe të gjeni se cili ishte telefoni juaj i parë.

Shikuesit e imazhit nuk kanë hezituar, që të tregojnë edhe fotografitë e telefonave të tyre të parë, të cilat i ruajnë me shumë nostalgji, derisa janë në gjendje shumë të mirë. /Telegrafi/