Gjyshja e dërgon gjyshin në shitore.
– Senil je plaku (gjendje në të cilën pleqtë kanë probleme me kujtesën), prandaj mbaj mend dy gjëra duhet të blesh: bukë dhe qumësht. A i mbajte mend?
– Po, po. Dy gjëra.
Kthehet gjyshi nga shitorja dhe sjell brushë dhëmbësh.
– A je ti normal? – fillon të bërtasë gjyshja. – Shumë mirë të thash ‘dy gjëra’ e nuk i ke mbajtur mend! Ku e ke pastën e dhëmbëve?