Shpëtim Babaj ka qenë i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Ish-futbollisti ka zbuluar pjesë nga përballja në miqësoren me Real Madridin dhe lojtari që i ka lënë përshtypje.
“Për me më lënë përshtypje ishte Guti”, ka filluar rrëfimin e tij në “Arena e Yjeve”.
“Gjithmonë ishte duke e skanuar fushën, ishte i qartë, i orientuar – më ka lënë përshtypje se gjithë të tjerët”.
“Kur u fikën dritat, iu afrova dhe i flas në italisht se a mund t’i shkëmbejmë fanellat dhe ai pranoi”.
“Nuk ia kërkova as Ronaldos, as Benzemas, pasi vetëm ai më la përshtypje dhe atij ia kërkova…”, vazhdon rrëfimin e tij Babaj.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe KGM Kosova. /Telegrafi/